Vuçiç kërcënon Ukrainën: Do humbni gjithçka brenda ditës, nëse njihni pavarësinë e Kosovës!

Nga A2 CNN
9 Gusht 2023, 09:01 | Ballkani
Vuçiç kërcënon Ukrainën: Do humbni gjithçka

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se Ukraina do të humbë gjithçka që ka brenda ditës, nëse e njeh pavarësinë e Kosovës.

“Pas kësaj, si mund të thotë ajo se i përmbahet ligjit ndërkombëtar?”, tha Vuçiç më 8 gusht.

Ai shtoi se Ukraina është një shtet mik i Serbisë, dhe se nuk ka telashe në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Vuçiç i bëri këto komente gjatë një konference të përbashkët për media me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiç, në Beograd, ku iu përgjigjën pyetjeve rreth një letre të deputetëve nga vendet e Bashkimit Evropian (BE) dhe Shtetet e Bashkuara, të cilët kërkuan masa më të rrepta ndaj Serbisë.

Më 7 gusht, dhjetëra politikanë nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara ia dërguan një letër zyrtarëve të lartë të BE-së dhe Uashingtonit, duke iu kërkuar ta ndryshonin qasjen ndaj Kosovës dhe Serbisë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/05/12/a-eshte-serbia-masha-e-rusise-ne-ballkan/

A2 CNN Livestream

Latest Videos