Portali në Malin e Zi jep lajmet me spikere virtuale, të parët në rajon

Nga A2 CNN
8 Gusht 2023, 08:04 | Ballkani

Për herë të parë në rajon, lajmet janë dhënë me spikere virtuale dhe këtë e ka bërë portali dan.co.me në Malin e Zi.

Edhe pse pretendohet se kjo të sjellë përfitime, frika mbi përhapjen e mundshme të deziformimit mbetet e madhe.

Rritja e shpejtë e inteligjencës artificiale në nivel global, pritet të sjellë përfitime në disa fusha.

Me përdorimin e inteligjencës artificiale në media pritet të eliminohen disa detyra të zakonshme, e një ndër to është edhe puna e spikeres. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/04/11/inteligjenca-artificiale-kercenim-per-te-gjithe-nis-punen-prezantuesja-virtuale/

A2 CNN Livestream

Latest Videos