Vuçiç mesazh Kosovës përmes djalit në Graçanicë: Dorëzimi s’është opsion

Nga A2 CNN
28 Qershor 2023, 12:39 | Ballkani
Vuçiç mesazh Kosovës përmes djalit në

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dërgoi të birin e tij në Kosovë, Danilo Vuçiç, me rastin e festimit të “Vidovdanit”. Kjo vizitë duket se nuk ishte vetëm për qëllime festive, por edhe për të përçuar mesazhe të fshehura.

Ai është parë i veshur me një bluze ku shkruhej: “Dorëzimi s’është opsion”.

Ndërkohë, edhe kësaj radhe, në bluzat e shumë të rinjve serbë u panë mbishkrime nacionaliste: "Nuk e japim djepin e Serbisë".

Qytetarët e mbledhur serb në Graçanicë u shpërndanë pas përmbylljes së liturgjisë në manastir. Ndërkaq, për shkak të sigurisë, këtë vit kjo festë u shënua në Gazimestan, vend i cili ndodhet 10 kilometra larg Prishtinës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos