Vuçiç për Zërin e Amerikës: S’ ka marrëveshje nëse Kosova fiton gjithçka e ne asgjë

Nga A2 CNN
22 Gusht 2019, 10:48 | Kosova
Vuçiç për Zërin e Amerikës: S’ ka

“Nuk mund të ketë një marrëveshje nëse shqiptarët fitojnë gjithçka dhe Serbia asgjë”, thotë Aleksandër Vuçiç në një intervistë për programin në gjuhën serbe të Zërit të Amerikës.

Ndërsa shprehet i ndërgjegjshëm se nuk mund të ndryshojë qëndrimin amerikan në mbështetje të pavarësisë së Kosovës, Presidenti serb kërkoi një kompromis që të kënaqë të dyja palët. 

“Shtetet e Bashkuara e kanë njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2008, ashtu si vende të tjera të fuqishme perëndimore. Edhe pse Serbia sot është në gjendje më të mirë ekonomike dhe më e fuqishme nga pikëpamja ushtarake e politike, vërtetë mendoni se jemi në gjendje të ndryshojmë vendimin e Shteteve të Bashkuara? Por, kjo nuk nuk nënkupton njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Mund të bisedojmë për çdo gjë nëse bëhet fjalë për kompromis. Por, për atë që shqiptarët të fitojnë gjithçka e Serbia asgjë, nuk mund ta keni nënshkrimin tim kurrë”, tha Vuçiç.

Numri një i Beogradit, i cili u takua më herët me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo dhe zv/ndihmës sekretarin Matthew Palmer, tha se shpreson që Shtetet e Bashkuara të shtojnë trysninë mbi Kosovën për heqjen e taksës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos