U plagosën nga rusët, si është gjendja e dy ushtarëve shqiptarë?

Nga A2 CNN
20 Gusht 2022, 22:36 | Kronikë
U plagosën nga rusët, si është gjendja e dy ushtarëve

Dy efektivë të ushtrisë shqiptare, Aldo Bici dhe Ardian Caka, janë plagosur mbrëmjen e të shtunës pasi janë përleshur me tre shtetas rusë që donin të hynin në uzinën ushtarake në Gramsh.

Të dy efektivët janë shtruar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa Ministria e Mbrojtjes tha se gjeendja shëndetësore e tyre është e stabilizuar.

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se dy ushtarakët e lënduar në Uzinën e Gramshit janë në gjendje të stabilizuar në Pavionin e Toksikologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Ekipet e specializuara të Toksikologjisë, Djegie-Plastikës dhe ORL kanë kryer konsultat dhe ekzaminimet e plota për dy ushtarakët e ekspozuar ndaj gazit irritues, të cilët po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe janë në gjendje të qëndrueshme, pa probleme akute të helmimit", tha Ministria e Shëndetësisë.

Më herët, Ministria e Mbrotjes njoftoi për incidentin e rëndë.

“Tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase kanë tentuar të hyjnë në uzinë. Menjëherë kanë reaguar efektivët që ishin në ruajtje të uzinës, por gjatë përpjekjeve për t’i ndaluar 3 shtetasit e huaj janë lënduar dy ushtarakët tanë, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës në Tiranë”, tha Ministria.

Shtetasit e huaj janë ndaluar nga autoritetet, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos