Vuçiç takon përfaqësuesit e Quintit: U kërkova të mos lejojnë Kurtin të nisë një luftë të re

Nga A2 CNN
15 Qershor 2023, 13:28 | Ballkani
Vuçiç takon përfaqësuesit e Quintit: U kërkova

''U kërkova vendeve të Quintit të bëjnë gjithçka për të parandaluar kryeministrin Albin Kurti të nisë një luftë të re!''

Kështu u shpreh presidenti serb, Aleksander Vuçiç, pas takimit të zhvilluar të enjten, me përfaqësuesit e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Italisë dhe Francës.

Vuçiç tha se u kishte ofruar atyre, pamjet e arrestimit të policëve të Kosovës dhe i siguroi se ata nuk janë keqtrajtuar.

"Sa i përket incidentit të së mërkurës, ne sillemi si një vend serioz dhe të arrestuarit do i trajtojmë në të njëjtën mënyrë. Ata nuk janë rrahur apo keqtrajtuar", tha Vuçiç.

Ai këmbëngul se efektivët e Kosovës janë arrestuar 1.8 km larg kufirit të Kosovës. Një ditë më parë, Vuçiç akuzoi Kurtin se kërkon me çdo kusht të “shkaktojë luftë dhe konflikte”.

Duke komentuar raportimet e mediave se Qeveria e Kosovës ka ndaluar importin e mallrave nga Serbia, Vuçiç tha se kjo tregon qe “Prishtina kërkon të torturojë njerëzit në veri, duke i lënë pa ilaçe dhe ushqime bazë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos