
Ushtarët e organizatës mercenare ruse Wagner po "zëvendësohen" nga trupat e rregullta ruse në periferi të qytetit lindor të Ukrainës, Bakhmut.
Megjithatë, që nga e enjtja, mercenarët mbeten vetëm në qytet sipas Hanna Mailar, zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës .
Mailar shtoi se forcat ruse po përpiqen të ndalojnë avancimet e bëra nga trupat ukrainase gjatë javës së fundit me granatime artilerie dhe se rusët po përforcohen në ato zona.
Ajo pohoi se forcat ukrainase vijojnë ende të "kontrollojnë periferi të qytetit në pjesën jugperëndimore të zonës "Aeroplan".
Shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhin bëri të ditur më herët se tërheqja e luftëtarëve të tij nga Bakhmut-i kishte filluar dhe se do të zgjaste deri më 1 qershor.
Të shtunën, Prigozhin pretendonte se kishte pushtuar qytetin dhe njoftoi se do t'ia dorëzonte kontrollin e tij Ministrisë së Mbrojtjes Ruse. (A2 Televizion)