
Shtetet në mbarë botën po reagojnë ndaj krizës që po shpaloset në Rusi, ndërkohë vendet fqinje po ndërmarrin hapa vendimtare.
Letonia, e cila pa një fluks rusësh të arratisur kur filloi lufta në Ukrainë vitin e kaluar – ka mbyllur kufirin e saj me Rusinë.
Në një postim në Twitter, Ministri i Jashtëm tha se hyrja për këdo që largohet "për shkak të ngjarjeve aktuale" nuk do të konsiderohet hyrje.
“Siguria kufitare është forcuar, viza ose hyrja në kufi nga rusët që largohen nga Rusia për shkak të ngjarjeve aktuale nuk do të merren parasysh”, tha Edgars Rinkēvičs në një postim në Twitter.
Edhe Estonia ka thënë se po forcon sigurinë përgjatë kufirit të saj, me kryeministren Kaja Kallas që shtoi se ishte në "kontakt të ngushtë" me homologët e saj letonez, lituanez dhe finlandez.
Shumë vende të tjera, përfshirë Poloninë, Britaninë e Madhe dhe SHBA, kanë thënë gjithashtu se po monitorojnë nga afër situatën. (A2 Televizion)