William Shakespeare, personi i dytë që merr vaksinën kundër koronavirusit në Britani

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2020, 16:57 | Bota
William Shakespeare, personi i dytë që merr vaksinën kundër

Një 81-vjeçar me emrin aspak të zakonshëm, William Shakespeare, është personi i dytë që ka marrë vaksinën Pfizer/BioNTech në Britani.

Shakespeare, i njohur për miqtë si Bill, është pacient në repartin e një spitali në qytetin anglez të Coventry, tha Lynda Scott, një zëdhënëse e spitaleve Coventry dhe Warwickshire.

Britania e Madhe u bë vendi i parë në botë që i dha dritën jeshile vaksinës së Pfizer dhe Biontech javën e kaluar. Vaksinimi nuk është i detyrueshëm.

Të parët që do të imunizohen janë ata mbi moshën 80-vjeçare dhe një pjesë e stafit shëndetësor, në rreth 70 qendrat e vaksinimit rreth vendit.
(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos