Lojtari i Kosovës lë në hije yjet e Anglisë, notat e lojtarëve

Nga A2 CNN
11 Shtator 2019, 13:25 | Futboll

Anglia mori 3 pikët dhe ndaloi ecurinë pozitive prej 15 ndeshjesh pa humbje të Kosovës, por Dardanët morën vlerësime të shumta pas këtij takimi edhe pse u mundën 5-3 në këtë transfertë.

Shumë tifozë anglezë pas takimit shkruan në rrjetet sociale se tashmë do të jenë tifozë edhe të Kosovës, pas lojës së mirë të këtyre të fundit.

Por vlerësimet nuk kanë mbetur vetëm në nivelin e tifozëve. BBC ka publikuar notat e lojtarëve dhe ka rënë në sy vlerësimi i Valon Berishës, i cili është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes me dy golat e shënuar, duke u vlerësuar me notën 7.54, duke lënë pas yjet e Anglisë, ku më i vlerësuari ishte Jadon Sancho me 7.32 e pas tij Raheem Sterling me 7.21.

Edhe lojtari më i dobët i ndeshjes ishte në radhët e Anglis, Barkley me 4.66. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos