Një fitore e pastër, e cila nuk u vendos për asnjë moment në diskutim. Tirana kaloi 3-0 Kastriotin në turin e mesnatës të Kategorisë Superiore.
Seferi me dy gola në pjesën e parë dhe Majkëll Ngo vulosën suksesin e bardhebluve. Me këtë triumf Tirana ngjitet në kuotën e 27 pikëve, duke rikthyer distancën me 4 pikë nga Kukësi, që luan të enjten kundër Laçit.
Teuta thelloi krizën e Dinamos, duke fituar 1-0 falë autogolit të portierit Bakaj. Durrsakët mbeten në garën për zonën europiane dhe tashmë presin hapat fals të rivalëve direktë. Në anën tjetër, pas humbjes së dytë me radhë, Dinamo mbetet në zonën e ftohtë dhe pozitat e trajnerit Shkëmbi janë më të rrezikuara se asnjëherë. (A2 Televizion)