Xhafaj mbron Veliun: Polic i ndershëm dhe drejtues i disiplinuar

Nga A2 CNN
22 Tetor 2021, 22:43 | Aktualitet

Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj, vlerësoi në “Intervistë” me Merita Haklajn, në A2 CNN, ish-drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliun. “Unë kam punuar me zotin Ardi Veliu, kam vlerësimet më të mira për të, për dy cilësi themelore të tij. Ardi Veliu është një polic shumë i ndershëm dhe drejtues shumë i disiplinuar. Edhe zoti Gledis Nano e ka këtë standard, në vlerësimin tim. Integriteti dhe motivimi janë dy cilësi të rëndësishme për njerëzit që shërbejnë në Policinë e Shtetit”, tha Xhafaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos