All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Xhaferi në A2: Ka ndikime të brendshme dhe të jashtme për të bllokuar procesin

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2018, 22:24 | Ballkani
All - Paragraf - 1

Duke komentuar situatën e brendshme maqedonase në studiot e A2, Kryetari i Kuvendit u tregua i qartë për rëndësinë vitale që përbën integrimi i Maqedonisë në strukturat e NATO-s dhe të atyre të BE. Një proces që sipas Xhaferit po tentohet të bojkotohet nga faktorë të brendshëm dhe të jashtëm.

Në këtë prizëm duhet parë edhe mundësia që botimi i ligjit të gjuhës shqipe të marrë drejtimin përfundimtar pas miratimit të amendamenteve të Kushtetutës dhe ratifikimin të Marrëveshjes së Prespës për ndryshimin e emrit që do t’i hapte rrugë zgjidhjes së konfliktit me Greqinë.

All - Paragraf - 3

Sipas Xhaferit, “duhet të jemi të kujdesshëm në veprimet momentale që mund të ndikojnë vendimin e disave që mund të tërhiqen nga mbështetja e marrëveshjes”.

Mendja shkon te tetë disidentët e VMRO-DPMNE që kanë mbështetur Qeverinë duke siguruar 80 votat që duhen për të vijuar procesin e ndryshimeve kushtetuese, dhe mund të jenë të lëkundur nga iniciativa si arrestimi i ish kreut të Shërbimeve Sekrete Sasho Mijalkov.

Xhaferi në studiot e A2 me Endri Xhafon

Për kreun e Parlamentit ekziston mundësia që veprime të pakujdesshme ose jo mirë të llogaritura mund të bëjnë që faktorë të tillë “ta përdorin si alibi për t’u tërhequr”.

All - Paragraf - 6

Xhaferi më vonë shton që ekzistojnë edhe “ndikime ose tendenca për ndikime anësore për të bllokuar procesin, nga faktorë të brendshëm dhe të jashtëm, që ndërlidhen”, po pa i specifikuar ato, sepse sipas tij “në politikë nuk ka emra por veprime”.

Por nuk mohon që pjesë e këtyre faktorëve sabotues mund të jetë vetë prokuroria. ”Po nuk duhet përjashtuar. Një strukturë që ka qenë 10 vjet në pushtet ka brenda vetes edhe elementët e sabotazhit”, thotë Xhaferi, duke aluduar në këtë mënyrë në ndikimin e politikave të Zaevit dhe krerëve të VMRO-DPMNE në strukturat e prokurorisë.

https://a2news.com/2018/12/20/talat-xhaferi-i-ftuar-ne-a2-ngerci-i-gjuhes-shqipe-presidenti-po-thyen-kushtetuten/

Një nga pikat që mund të zbusë situatën mund të jetë edhe kompromisi për sa i përket ngjarjeve të dhunshme të 27 prillit ku disa deputetë u dhunuan në Parlament, mes tyre dhe Ziadin Sela.

All - Paragraf - 9

Personalisht ai deklarohet kundra çdo amnistie të këtij tipi, por pranon që një farë kompromisi mund të ketë, sepse politika i ka këto, por “organizatorët e dhunës në Kuvend nuk do të jenë pjesë e amnistisë”, dhe nëse kërkesa e disidentëve të VMRO do të përfshijë këto persona, ajo do të refuzohet.

Xhaferi refuzon edhe paralelizmin si përfitues i amnistisë për revoltën e armatosur të vitit 2001. “Ngjarjet e 2001 nuk korrespondojnë me aktet në Parlament në 27 prill. Në 2001 ishte vendim kolektiv i shqiptarëve në Maqedoni, dhe gjithçka ishte në kompetencat e faktorit ndërkombëtar”.

I pyetur për mundësinë që e kaluara e tij si komandant me UÇK mund t’i digjte atij mundësinë për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të prillit të ardhshëm, Xhaferi shprehet që e mohon këtë mundësi.

Madje, nuk e përjashton “a priori” mundësinë e një kandidimi të tij për “çështje madhore”, edhe pse nënvizon që ndihet shumë komod në postin e tij të rëndësishëm, që për herë të parë i përket një shqiptari, dhe dëshiron të përfundojë mandatin, sepse gjykon që zgjedhje të parakohshme nuk duken në horizont, sidomos “për afatet kohore”. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos