Indonezia është në kërkim të një kryeqyteti të ri. Presidenti Joko Widodo projekton transferimin larg nga qyteti i Xhakartës, i cili gjendet në Java, ishullin më të rëndësishëm dhe më të populluar të arkipelagut indonezian.
“Ne duam të mendojmë në një mënyrë vizionare për progresin e këtij vendi dhe zhvendosja e kryeqytetit kërkon përgatitje të detajuar. Duhet të zgjedhim lokacionin e duhur, duke marrë parasysh pozicionin gjeopolitik dhe gjeostrategjik. Jam i sigurt se ne do të jemi në gjendje të realizojmë këtë ide të madhe”, deklaroi Joko Widodo, president i Indonezisë.
Por cilat janë arsyet e këtij vendimi drastik. Sipas ministrit të infrastrukturës, ishulli ka arritur tashmë limitet e strehimit dhe vetëm në Xhakartë jetojnë mbi 10 milionë banorë. Gjithashtu një problem tjetër është që ishulli po fundoset në oqean dhe me këtë ritëm, sipas ekspertëve, do të jetë plotësisht nën ujë deri në vitin 2050.
Njoftimi vjen pas fitores së Uidodo në zgjedhjet e përgjithshme. Një tjetër arsye e fortë për zhvendosjen e kryeqytetit është se në ishullin Java jetojnë 140 milionë persona, një densitet i cili do ta bëjë të pamundur qëndrimin atje për shkak të ndotjes dhe trafikut.
Mediat lokale dhe ato ndërkombëtare raportojnë se kryeqyteti i ri i Indonezisë mund të jetë Palangkaraya, në ishullin Borneo. (A2 Televizion)