Yjet që do të performojnë në MTV EMA 2021, Bieber kryeson nominimet

Nga A2 CNN
30 Tetor 2021, 11:47 | Showbiz

Justin Bieber, Doja Cat, Lil Nas X, Ed Sheeran, Olivia Rodrigo dhe The Kid Laroi janë vetëm disa nga të nominuarit për çmimet kryesore në shfaqjen MTV Europe Music Awards 2021.

EMA 2021 do të mbahet në Papp Laszlo Budapest Sportaréna në Hungari më 14 nëntor dhe yjet që do të performojnë në MTV EMA 2021 premtojnë se kjo do të jetë një ngjarje për të mos u humbur.

Përveç çmimeve të mëdha dhe tapetit të kuq, rëndësi kanë edhe performancat, ku pritet të spikasin Makuma dhe Maneskin, të cilët fituan popullaritet pas Eurovisionit. Ata janë të nominuar në kategoritë Best Rock dhe Best Group.

Javën e kaluar u njoftua se Bieber kryeson nominimet e këtij viti me tetë gjithsej. Doja Cat dhe Lil Nas X kanë gjashtë të tilla ndërsa Ed Sheeran, Olivia Rodrigo dhe The Kid Laroi kanë të gjithë nga pesë nominime (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos