Anglia humb yllin e saj në prag të Evropianit

Nga A2 CNN
3 Qershor 2021, 20:46 | Futboll
Anglia humb yllin e saj në prag të Evropianit

Trent Alexander-Arnold humb Evropianin për shkak dëmtimi. Mbrojtësi i djathtë i Anglisë u dëmtua në miqësoren ndaj Austrisë dhe pas analizave u zbulua se duhet të qëndrojë jashtë nga 4 deri në 6 javë.

Futbollisti i Liverpool ishte një nga surprizat e listës së Anglisë, pasi nuk zhvilloi një sezon të mirë, ndërkohë që Anglia kishte 3 mbrojtës të djathtë në formë të mirë (Kyle Walker, Kieran Trippier dhe Reece James).

Por, trajneri Gareth Southgate vendosi që t’i jepte një shans duke e grumbulluar për Evropianin që do të nisë së shpejti. Në miqësoren ndaj Austrisë, ai ishte titullar në krahun e djathtë të mbrojtjes, me Trippier që kaloi në krahun e majtë. Gjithsesi, dëmtimi ndaj Austrisë nuk do ta lejojë që Alexander-Arnold të jetë pjesë e “Tre Luanëve”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos