Koronavirusi në Shqipëri, 53 raste të reja, 9 të shtruar në spital

Nga A2 CNN
15 Prill 2022, 17:28 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, 53 raste të reja, 9 të shtruar

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 1045 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 53 persona.

Ndërkohë, asnjë person nuk ka ndërruar jetë, ndërsa 56 janë shëruar.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 9 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit  nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Raporti i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1,045 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 53 qytetarë, në këto bashki:

27 në Tiranë, 5 në Shkodër, Vlorë, 3 në Fier, 2 në Gjirokastër, Poliçan, 1 në Vorë, Lushnje, Selenicë, Delvinë, Sarandë, Memaliaj, Berat, Elbasan, Gramsh.

Janë 368 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 9 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit  nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 56 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,566 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (15 Prill 2022)

Raste të reja ditore          53

Të shëruar në 24 orë       56

Të shtruar në spitale         9

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                 1,045

Testime totale               1,791,315

Raste pozitive                   274,429

Raste të shëruara            270,566

Raste Aktive                         368

Humbje jete                        3,495

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           211

Vlorë               35

Fier                  22

Korçë              21

Elbasan          19

Gjirokastër     18

Berat               18

Shkodër          14

Durrës              8

Kukës               2 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos