Vetingu bën bashkë kreun e KPK dhe KLP

Nga A2 CNN
15 Prill 2022, 16:59 | Aktualitet
Vetingu bën bashkë kreun e KPK dhe KLP

Kryetarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), Pamela Qirko, u prit sot në një takim nga Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë z. Alfred Balla, në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).

Tëmë e këtij takimi ishte vijueshmëria e bashkëpunimit mes dy institucioneve në kuadër të procesit të rivlerësimit kalimtar të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Krerët e të dy institucioneve shkëmbyen mendime në lidhje me punën e kryer dhe sfidat në vazhdim, ndërsa ritheksuan vullnetin e vijimit të bashkëpunimit ndërinstitucional në funksion të procesit të vettingut.

Zonja Qirko e uroi gjithashtu zotin Balla për detyrën e tij si Kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos