Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka postuar në rrjetet sociale gjatë ditës së hënë fotot e saj gjatë vizitës në bashkinë e Pogradecit, ku mori pjesë në një aktivitet kushtuar viktimave të dhunës, në të cilin ishte i pranishëm dhe kryeprokurori Olsian Çela.
Në postimin e saj, ambasadorja Kim falënderoi qytetarët e Pogradecit dhe autoritetet lokale për mikpritjen dhe tregon se vizitoi dhe disa nga vendet turistike të Pogradecit.
Diplomatja amerikanë gjithashtu shprehet se pa disa vepra artistike dhe nuk harroi të dilte një foto me bustin e aktores Violeta Manushi që ndodhet në Tushemisht e njohur për rolin e Ollgës në filmin “Zonja nga qyteti”.
Më herët, Yuri Kim ndoqi dhe një kolazh këngësh nga këngëtarja e mirënjohur Ermira Babaliu. (A2 Televizion)