Yuri Kim uron anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë: Reforma në drejtësi po ecën përpara

Nga A2 CNN
19 Mars 2021, 16:51 | Aktualitet
Yuri Kim uron anëtarët e rinj të Gjykatës së

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka uruar 4 anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë të emëruar nga presidenti Ilir Meta.

Diplomatja amerikane tha se tashmë kjo gjykatë mund të fillojë nga puna dhe për këtë gjë ai uroi KLGJ dhe presidentin Meta.

“Urime 4 gjyqtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë të cilët tashmë janë 7. Gjykata e Lartë tashmë mund të shqyrtojë çështje kriminale, civile dhe administrative. Falënderime Këshillit të Lartë Gjyqësor, i cili duhet të vazhdojë me emërimet. Falënderime dhe presidentit Ilir Meta për administrimin e shpejtë të procesit. Reforma në drejtësi po ecën përpara”, tha Yuri Kim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos