Zaev propozoi zgjedhje të parakohshme, opozita preferon qeveri teknike

Nga A2 CNN
19 Tetor 2019, 18:14 | Ballkani
Zaev propozoi zgjedhje të parakohshme, opozita preferon qeveri teknike

I menjëhershëm ka qenë reagimi i opozitës në Maqedoninë e Veriut, pas vendimit të kryeministrit Zoran Zaev për ta çuar vendin sa më shpejt në zgjedhje të parakohshme për shkak të dështimit në hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

https://a2news.com/2019/10/19/kryeministri-i-maqedonise-se-veriut-zaev-propozon-zgjedhje-te-parakohshme/

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski deklaruar se do njihet më konkretisht me atë që propozon Zaev, por partia e tij preferon më parë krijimin e një qeverie teknike që do ta çojë vendin në zgjedhje.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në një konferencë për mediat paraditen e së shtunës, propozoi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare pasi nuk mori dritën jeshile për hapjen e negociatave. Zaev theksoi se BE nuk e ka mbajtur fjalën, ndërsa e cilëson këtë si një gabim historik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos