
Gjatë mesditës votuan në Maqedoninë e Veriut edhe dy kandidatët kryesorë për postin e kryeministrit, Zoran Zaev dhe Hristian Mickovski. Ish-kryeministri tha se pavarësisht kushteve të pazakonta në të cilat zhvillohen, zgjedhjet janë të rëndësishme pasi do të përcaktojnë rrugën që do të ndjekë vendi përgjatë 4 viteve në vazhdim.
“Nuk mund ta mohojmë se këto janë zgjedhje shumë më të ndryshme se ato të viteve paraardhëse, por jo më pak të rëndësishme. Pas rezultatit të këtyre zgjedhjeve ne do të mësojmë së në cilat pozita jemi, ku do të shkojmë dhe çfarë jete na pret gjatë 4 viteve në vazhdim”, tha Zaev.
“Sot është dita kur qytetarët do të flasin qartë dhe pastër, dita kur rilindja do të fitojë. Njerëzit po marrin pjesë masivisht në zgjedhje dhe duket se ata janë të gatshëm për ndryshimin e madh që pritet të ndodhë sot, në 15 korrik”, u shpreh Mickovski. (A2 Televizion)