Zbardhet takimi Rama-Escobar: “Ballkani i hapur”, nismë transformuese

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2021, 20:35 | Politikë
Zbardhet takimi Rama-Escobar: “Ballkani i hapur”, nismë

Kryeministri Edi Rama ka nxjerr detaje rreth takimit të zhvilluar me zv/ndihmës Sekretarin Amerikan, Gabriel Escobar.

Rama shprehet se foli me zyrtarin amerikan për partneritetin mes dy vendeve si dhe për nismën e “Ballkanit të Hapur”, e cila sipas kreut të qeverisë ka mbështetjen e administratës Biden.

“Kënaqësi të mikprisja Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit dhe të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një takim shumë miqësor, ku folëm për partneritetin e shkëlqyer mes Shqipërisë e SHBA, rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në rajon, dialogun e domosdoshëm mes Kosovës e Serbisë dhe Ballkanin e Hapur, si një nisëm transformuese për ardhmërinë e rajonit, të cilën administrata e Presidentit Joe Biden e mbështet fuqimisht”, shkruan Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos