Elbasan, plagoset i riu që para 3 vitesh i shpëtoi atentatit

Nga A2 CNN
22 Prill 2023, 21:46 | Kronikë
Elbasan, plagoset i riu që para 3 vitesh i shpëtoi atentatit

Një i ri në Elbasan është plagosur pasditen e së shtunës. Ngjarja ka ndodhur në një palestër pranë stadiumit të qytetit.

Kei Piu është paraqitur në spital me dëmtim në shpinë, me një send të fortë.

Policia e Elbasanit po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes, duke theksuar se rrethanat do të sqarohen pasi të kqyren kamerat e palestrës dhe të merret dëshmia në komisariat.

Kei Piu është emër i njohur për policinë, pasi në vitin 2020, në bulevardin kryesor të Elbasanit, është qëlluar me armë zjarri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos