Lëvizte me kallashnikov në fshat, kapet 25 vjeçari problematik

Nga A2 CNN
23 Prill 2023, 11:15 | Kronikë
Lëvizte me kallashnikov në fshat, kapet 25 vjeçari problematik

Komisariati i policisë në Vaun e Dejës ka vënë në pranga një 25 vjeçar, i cili qarkullonte në rrugët e fshatit Vig, i armatosur me një automatik kallashnikov.

Në kuadër të operacionit “Vigu” u bë i mundur arrestimi i shtetasit E. N. i cili ishte kthyer në një problem për banorët e këtij fshati pasi lëvizte i armatosur.

Ky shtetas ka qenë i dyshuar më parë për përfshirje në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov dhe 2 krehra fishekësh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos