Këshilli i Ministrave vendos rihapjen e gjykatave në pandemi

Nga A2 CNN
27 Maj 2020, 19:53 | Aktualitet
Këshilli i Ministrave vendos rihapjen e gjykatave në pandemi

Këshilli i Ministrave ka miratuar rihapjen e plotë të gjykatave në vend, ndërsa seancat gjyqësore publike do të zhvillohen me dyer të mbyllura.

“Gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, gjykatat zhvillojnë seancat gjyqësore në çështjet administrative, civile dhe penale, duke zbatuar masat organizative specifike për zhvillimin e proceseve gjyqësore, të nevojshme për të shmangur grumbullimet në ambientet e gjykatave dhe brenda sallave gjyqësore, sipas rregullave që miratohen në përputhje me parashikimet e pikës 4, të nenit 3, të këtij akti normativ”, thuhet në aktin normativ të miratuar nga Këshilli i Ministrave.

Puna në gjykata u pezullua më 10 mars, përveç çështjeve me karakter të ngutshëm, si seancat për caktim të masave të sigurisë, apo lëshimi i urdhrave të mbrojtjes apo çështjet ku rrezikohej tejkalimi i afateve të paraburgimit. Pezullimi i punës në gjykata për më shumë se dy muaj pritet të rrisë së tepërmi ngarkesën dhe të vonojë gjykimet për mijëra persona palë në procese gjyqësore, në kushtet kur gjykatat kanë mangësi edhe në numrin e gjyqtarëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos