Zbatimi i masave për pandeminë, Rama: Do të rrisim gjobat për lokalet dhe qendrat tregtare

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2021, 11:31 | Aktualitet
Zbatimi i masave për pandeminë, Rama: Do të rrisim gjobat

Në konferencën për shtyp të kësaj të hëne, e vlerësuar si e jashtëzakonshme, për situatën e pandemisë, së bashku me ministren Manastirliu, kryeministri Rama theksoi se duhet të zbatohen patjetër masat, pasi në të kundërt, tha ai, do të rikthehemi te masat e rrepta.

Rama theksoi se do të ketë edhe rritje të gjobave për lokalet, restorantet, si dhe për qendrat tregtare që nuk zbatojnë masat e vendosura.

“Nëse nuk doni të kthehemi te masat e forta kufizuese, duhet të bëhet maksimumi nga të gjithë. Policia ka pasur një fleksibilitet maksimal. Nëse nga ana e tregtarëve nuk ka reagim të menjëhershëm, do të ndodhë kështu. Patjetër që do të ndodhë kështu. Policia e shtetit do të imponojë me forcë zbatimin e masave. Natyrisht edhe me të gjitha gjobat përkatëse, të cilat do t’i rrisim së shpejti. Në ditët në vijim, do të rrisim gjobat për lokalet, baret, qendrat tregtare. Do të bëjmë një shkallëzim sipas hapësirave dhe kushteve për abuzim”, tha kryeministri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos