Zbulimi në Australi, anije e mbytur në Luftën e Dytë Botërore

Nga A2 CNN
23 Prill 2019, 14:41 | Lifestyle

Gjenden, pas 77 vjetësh, mbetjet e një anije australiane e mbytur nga një nëndetëse japoneze gjatë luftës së dyte botërore.

Anija e mallrave SS Iron Crown u godit nga një silur në dalje të shtetit të Viktorias në 1942. Në sulmin 38 persona humbën jetën, ndërsa 5 pjesëtare të ekuipazhit mundën të shpetonin.

SS Iron Crown

Anija u fundos 60 sekonda pas sulmit në ngushticën Bass. Për arkeologët bëhet fjalë për një "një ngjarje me rëndësi kombëtare".

Anija e gjetur

Ekipi i kërkimeve nga Muzeu Australian Detar identifikoi mbetjet rreth 100 kilometra larg Viktorias dhe 700 metra nën sipërfaqen e oqeanit. Ekspertët përdorën pajisje sonare dhe kamera, për eksplorimin e shtratit te detit.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos