Zbulohen 10 serra me kanabis në Thumanë, në pranga dy persona

Nga A2 CNN
7 Prill 2022, 08:54 | Kronikë
Zbulohen 10 serra me kanabis në Thumanë, në pranga dy persona

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 2 persona në zonën e Thumanës, si dhe ka shpallur në kërkim një tjetër për kultivim të bimëve narkotike.

Në kuadër të operacionit “Thumana” për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, u arrestua K. L. 32-vjeç dhe Q. F., 68-vjeç, si dhe u shpall në kërkim djali i këtij të fundit.

Këta shtetas kishin kultivuar rreth 925 fidanë me kanabis sativa në 10 serra, në truallin pas banesës së shtetasit Q. F. Gjithashtu, policia sekuestroi një sasi farash kanabisi, si dhe konstatoi lidhje të paligjshme energjie.

Grupi hetimor, në përfundim të veprimeve, asgjësoi me anë të djegies fidanët narkotikë. Një pjesë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një armë gjahu dhe farat e kanabisit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos