I dogjën limuzinën në garazh, kandidati i PS-së për bashkinë Has: Nuk besoj se ka lidhje me zgjedhjet

Nga A2 CNN
10 Maj 2023, 12:05 | Kronikë
I dogjën limuzinën në garazh, kandidati i PS-së për

Në orët e para të së mërkurës ka rënë zjarr në garazhin në pronësi të Halit Mulajt, në aksin rrugor “Krume-Golaj”.

Mulaj, i cili kandidon për kryetar bashkie të Hasit në zgjedhjet e 14 majit, u shpreh për gazetarët se si pasojë e zjarrit është shkatërruar thuajse gjithçka, edhe vetë garazhi.

I pyetur nëse beson se ngjarja është e motivuar politikisht, Mulaj theksoi se dyshime nuk ka dhe as nuk do donte të bënte akuza pa përfunduar fillimisht hetimet.

Kjo gjë përkoi me fushatën elektorale. Unë jam kandidat për kryetar bashkie. Por realisht nuk kam dyshime. Nuk mund ta vë gishtin. Nuk mund ta them këtë. Policia ka ardhur, ekspertët janë këtu. Unë kam besim te autoritet që të zbardhet shkaku i zjarrit”, tha ai ndër të tjera.

Sipas asaj që tregoi Mulaj, si pasojë e zjarrit u shkrumbua automjeti që ndodhej në garazh dhe materiale të tjera bujqësore dhe blegtorale që ai i ruante aty për fermën e tij. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/04/26/londra-e-vogel-me-probleme-te-medha-dhe-mesazhe-te-forta/

A2 CNN Livestream

Latest Videos