Kjo verë do të jetë një pushim total për futbollistët në Europë, pasi nuk do të kenë asnjë angazhim në Kampionat Europian apo Botëror.
Tashmë që sezoni ka përfunduar, kapiteni i Realit të Madridit, Sergio Ramos ka vendosur të martohet me Pilar Rubio, me të cilën është në lidhje prej vitit 2013 dhe ka 3 fëmijë.
Çifti ka vendosur datë 15 qershor dhe ceremonia do të zhvillohet në katedralen e Sevilla-s. Mediat spanjolle, të cilat kanë zbuluar detaje nga ceremonia, shkruajnë se do të jenë të ftuar rreth 400 persona, të cilët do t’i përmbahen disa rregullave specifike.
Para së gjithash, askush nuk duhet të jetë i shoqëruar nga fëmijë nën 18 vjeç, përjashtim bëjnë vetëm 3 fëmijët e çiftit.
Jo vetëm kaq, kufizime ka edhe për veshjet e meshkujve. Ndërsa dhuratat do të shkojnë për bamirësi.
Gjithashtu, për të ruajtur privatësinë e çiftit, por edhe për të qenë sa më të vëmendshëm gjatë ceremonisë, askush nuk do të marrë telefonin me vete... (A2 Televizion)