Në mbledhjen e Komisionit të Rithemelimit këtë të premte janë zgjedhur emrat që do të kandidojnë për kryesinë e re të Partisë Demokratike. Ata pritet të votohen të shtunën në Këshillin Kombëtar të partisë.
Në këtë garë janë 47 kandidatë, ku bien në sy emra si Jozefina Topalli, ish-presidenti Bujar Nishani, ndërsa në garë është edhe deputetja Ina Zhupa. (A2 Televizion)
