Zbulohet biseda Joshua-Usyk: Ti nuk je i fortë, si më ke rrahur, si?

Nga A2 CNN
23 Gusht 2022, 09:48 | Sporte të tjera

Ukrainasi Oleksandr Usyk ka bërë surprizën sërish duke mposhtur me pikë për herë të dytë gjigantin britanik Anthony Joshua.

Pas ndeshjes me 12 raunde, dy boksierët shkëmbyen edhe një bisedë, e cila tashmë është zbardhur.

Joshua iu afrua Usykut në fund të ndeshjes dhe i tha: “Bravo”.

Teksa u përqafuan, Usyk iu përgjigj: “Ti je djalë shumë i fortë. Dëgjo, je shumë i fortë”.

Joshua vazhdoi: “Nuk më intereson i forti, duhet të kem aftësi. Të jesh i fortë nuk fiton boksin. Aftësitë fitojnë boksin”.

“Ti nuk je i fortë, si më ke rrahur, si?”

“Për shkak të aftësisë. Unë kisha karakter dhe vendosmëri”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos