Zbulohet djathi më i mirë në botë për vitin 2021

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2021, 14:26 | Lifestyle

Një djathë i butë dhie nga Spanja, është fituesi i vendit të parë në konkursin “World Cheese Awards”, duke mposhtur 4079 aplikime nga më shumë se 40 vende të botës. Djathi fitues i quajtur Olavidia, mori 103 vota, duke lënë pas atë francez, Fromagerie Berthaut.  

Sipas jurisë gjykuese, djathi spanjoll spikati për teksturën e pasur dhe kremoze, si dhe për aromën e veçantë. Fituesi i mëparshëm ishte një djathë blu, Rogue River Blue, kampioni i parë amerikan për këto çmime.  

Juria përzgjedhëse, përbëhej nga 16 gjyqtarë të cilët vlerësonin cilësinë e djathërave, sipas disa kritereve: tekstura, aroma, shija, mënyra e prodhimit etj. Të gjitha këto karakteristika u plotësuan nga Olavidia spanjolle. Titulli i tij është "Djathi Kampion Bote", tha për CNN, John Farrand, organizator i këtij konkursi. "Gjyqtarët e konsiderojnë djathin më të mirë në botë. Ka kurorën e re." (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/03/22/djathi-me-krimba-me-i-rrezikshmi-ne-bote/

A2 CNN Livestream

Latest Videos