Zbulohet fituesi i Topit të Artë për portierë

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2021, 21:54 | Futboll

Gianluigi Donnarumma është fituesi i çmimit “Yashin”, që i jepet portierit më të mirë të vitit.

Italiani i PSG mposhti konkurrencën e Ederson (Manchester City), Schmeichel (Leicester), Mendy (Chelsea), Courtois (Real Madrid), Emi Martínez (Aston Villa), Oblak (Atlético), Neuer (Bayern), Handanovic (Inter) dhe Keylor Navas (PSG).

22-vjeçari u kualifikua me Milanin në Champions pas 7 vitesh dhe në verë u transferua te PSG. Por, përpara lëvizjes së bujshme, fitoi Evropianin me Italinë, ku u shpall edhe lojtari më i mirë i kompeticionit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos