Humbja me Kukësin, Egnatia largon trajnerin

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2021, 13:14 | Futboll
Humbja me Kukësin, Egnatia largon trajnerin

Humbja me Kukësin, e cila e rriti në pesë numrin e ndeshjeve pa fitore, bëri që Egnatia të largojë trajnerin. Gugash Magani dhe drejtuesit e klubit ndërprenë bashkëpunimin me konsensus.

Lajmi u konfirmua nga skuadra e Rrogozhinës, që do të synojë të ndryshojë ecurinë në fazën e dytë të kampionatit.

Pas dhjetë ndeshjeve të luajtura në Kategorinë Superiore, Egnatia e sheh veten në zonën play-out, pasi pozicionohet në vendin e tetë me 11 pikë të grumbulluara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos