Eurokomisioneri për zgjerimin, Varhelyi bind komisionin e PE, javës tjetër votimi i fundit

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2019, 19:50 | Bota
Eurokomisioneri për zgjerimin, Varhelyi bind komisionin e PE, javës

Lajm i mirë për presidenten e zgjedhur të Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen. Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian mbështeti kandidatin e propozuar nga Hungaria për drejtimin e komisionit të zgjerimit dhe fqinjësisë së mirë.

 Oliver Varhelyi, mori dritën e gjelbër, ndërsa votimi final për konfirmimin e tij në këtë post do të zhvillohet javën e ardhshme në Strasburg.

https://a2news.com/2019/11/14/kandidati-per-eurokomisioner-negociatat-te-hapen-para-samitit-te-kroacise/

Kjo mbështetje për kandidatin hungarez është një lajm i mirë edhe për Ballkanin Perëndimor. Në seancat dëgjimore të Parlamentit Europian, Varhelyi konfirmoi mbështetjen për çeljen e negociatave te anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos