Kryeministri në detyrë, njëherazi kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka mbërritur për takimin me liderët partiakë. Shkurtimisht deklaroi se do të shoh kush do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës dhe se shpreson që pas takimit do të ketë çfarë të deklarojë.
“Së pari të shohim kush po vjen e si po ecën dhe pastaj të shohim”, tha Kurti para takimit.
Kurti është shoqëruar nga kryetari i Listës Guxo, Faton Peci si dhe kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila. Dy partnerët e vegjël që garuan në listë të përbashkët me Vetëvendosjen
Në takim ka mbërritur edhe kryetari i Nismës Socialdemokratike, Fatmir Limaj. (A2 Televizion)