Abuzoi seksualisht me të bijat e mitura, arrestohet babai

Nga A2 CNN
15 Qershor 2022, 16:35 | Kronikë
Abuzoi seksualisht me të bijat e mitura, arrestohet babai

Policia e ka arrestuar një 40-vjeçar, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me dy vajzat e tij të mitura.

Arrestimi i shtetiasit F.M. u bë pas denoncimit të rastit në një emision investivativ. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, pas transmetimit të pamjeve në emisionin investigativ "Piranjat", për një shtetas që dyshohet se para dy vjetësh kishte abuzuar seksualisht me vajzat e tij të mitura, ndaluan shtetasin F. M., 40 vjeç, banues në Kavajë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se para dy vjetësh, ky shtetas ka abuzuar seksualisht me dy vajzat e tij të mitura, 16 dhe 17 vjeçe”, tha Policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos