
Një ambient i përshtatur për kultivimin e kanabisit është zbuluar nga policia në Lezhë, ndërsa është sekuestruar edhe një sasi prej 26 kilogramësh kanabisi.
Policia bën të ditur, se bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se dy shtetas po transportonin lëndë narkotike me automjetin e tyre, në aksin e vjetër rrugor Lezhë - Milot, shërbimet e Policisë Lezhë, organizuan menjëherë punën duke bërë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e automjetit të dyshuar tip "Mitsubish" për kontroll, në fshatin Pllanë, Lezhë.
Si rezultat i kontrollit, brenda mjetit me drejtues shtetasin A. M., dhe pasagjer shtetasin E. G., u gjetën 3 thasë plastmasi ngjyrë e zezë, të mbushura me material bimor të dyshuar lëndë narkotike, ku pas peshimit total të tyre rezultoi 26 kilogramë pesha e tyre.
Në vijim të operacionit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A. M., 26 vjeç banues në Kurbin dhe E. G., 22 vjeç banues në Kurbin, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike'', kryer në bashkëpunim.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda e dyshuar narkotike, automjeti dhe 2 aparatet celularë. (A2 Televizion)