
Harley Davidson, marka e famshme amerikane e prodhimit të motoçikletave të rënda, ka habitur së fundmi duke prezantuar biçikletën e parë elektrike që punon me bateri.
Sipas “Electrek”, kompania do të shesë 3 modele të ndryshme të kësaj biçiklete.
Për momentin, biçikletat janë thjesht prototip, por Harley-Davidson do t’i nxjerrë shumë shpejt në treg.
Ende nuk dihet çmimi i tyre. (A2 Televizion)