Dubai, aty ku në varrezat e makinave mund të gjesh thesare të “braktisura” në diell

Nga A2 CNN
20 Gusht 2019, 22:54 | Teknologji

Bugatti, Porche, Rolls Royce, por edhe një Ferrari Enco që vlen 1 milion euro. Nuk është lista e ëndrrave e çdo dashamirësi, por fatkeqësisht ajo që mund të gjesh në varrezat e makinave në Dubai.

Janë rreth 3000 mijë makina luksoze që çdo vit gjenden të braktisura në rrugët e emiratit arab.

Standardi i jetesës nuk justifikon diçka të tillë, por ligjet e Dubait po.

Sipas ligjit islamik në Emiratet e Bashkuara Arabe, vendasit por edhe të huajt rezidentë nuk mund të mos shlyejnë borxhet, sepse kjo gjykohet si aktivitet penal, edhe për afate të shkurtra.

Mungesa e pagesës së kartës së kreditit, ose të qerasë, mund të të dërgojnë direkt në burg. Ashtu si dhe këstet e makinës, sado luksoze ajo të jetë.

Kështu që qindra makina lihen thjesht në mëshirë të fatit, dhe këto foto tregojnë mirë situatën.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos