Meta takon ambasadorët, sqaron arsyet e manifestimit të 2 marsit

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2020, 11:37 | Politikë
Meta takon ambasadorët, sqaron arsyet e manifestimit të 2 marsit

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka pritur gjatë ditës së sotme ambasadorët e disa përfaqësive diplomatike në Tiranë, me të cilët ka biseduar rreth zhvillimeve të fundit në vend.

Ilir Meta ka diskutuar me ambasadorët rreth arsyeve përse ka thërritur manifestimin kombëtar të 2 marsit. Kreu i Shtetit ka shpjeguar tetë hapat, që sipas tij kanë çuar drejt “grushtit të shteti” , nga ana e mazhorancës, mes tyre dhe tentativën për të kapur Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese.

Këto janë takimet e para, që presidenti Meta zhvillon me trupën diplomatike në Tiranë përpara manifestimit të 2 marsit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos