Zelanda e Re raporton viktimën e parë nga vaksina e Pfizer

Nga A2 CNN
30 Gusht 2021, 19:49 | Bota
Zelanda e Re raporton viktimën e parë nga vaksina e Pfizer

Zelanda e Re raportoi atë që mendohet të jetë viktima e parë që ka lidhje me vaksinën anticovid të Pfizer.

Një bord i pavarur monitorimi për sigurinë e vaksinave shprehet se vdekja e gruas me shumë mundësi ka lidhje me miokardinë, një inflamacion në muskujt e zemrës.

Ai gjithashtu vuri në dukje se kishte çështje të tjera mjekësore që mund të kishin ndikuar në rezultatin pas vaksinimit.

Rregullatori europiane deklaron se miokardia është një efekt shumë i rrallë i vaksinës dhe se të mirat e vaksinave janë më të mëdha nga rreziqet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos