Zelanda e Re refuzon propozimin për të legalizuar marijuhanën

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2020, 17:07 | Bota
Zelanda e Re refuzon propozimin për të legalizuar marijuhanën

Sipas rezultateve zyrtare të referendumit, Zelanda e re nuk ka rënë dakord për të legalizuar marijuhanën. Vota "jo" fitoi 50.7 për qind mbështetje, krahasuar me 48.4 për qind në favor të legalizimit, tha Komisioni Zgjedhor i Zelandës së Re.

Kryeministrja Jacinda Ardern, e cila votoi në favor të të dyja propozimeve, është shprehur se do të pranojë rezultatet e votimit. Referendumi u mbajt më 17 tetor, krahas zgjedhjeve të përgjithshme që e kthyen Ardern-in në pushtet me një shumicë të madhe.

Ardern nuk e bëri të ditur pozicionin e saj në debatin e legalizimit të kanabisit gjatë fushatës elektorale, megjithëse 40-vjeçarja pranoi se kishte konsumuar marijuhanë shumë kohë më parë.

Krahas këtij referendumi për legalizimin e marijuhanës, rezultatet e një tjetër referendumi konfirmuan ligjin për eutanazinë që mori mbështetjen dërrmuese, me 65.1 për qind në favor dhe 33.7 për qind kundër. Ligji për eutanazinë, i cili kishte mbështetje dypartiake, do të hyjë në fuqi në nëntor të vitit të ardhshëm. Zelanda e Re do të bashkohet me pesë vende të tjera që kanë legalizuar eutanazinë si, Belgjika, Kanadaja, Kolumbia, Luksemburgu dhe Holanda. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos