Zelensky: Është koha për pranimin e Ukrainës në BE

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2022, 11:06 | Bota
Zelensky: Është koha për pranimin e Ukrainës në BE

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se tani është një moment vendimtar për të vendosur për anëtarësimin e vendit të tij në Bashkimin Evropian.

Në një postim në Tëitter të shtunën, Zelensky shpjeguar se ka diskutuar me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, masat e mëtejshme të ndihmës dhe luftën heroike të ukrainasve për të ardhmen e tyre të lirë.

"Është një moment vendimtar për të mbyllur një herë e përgjithmonë diskutimin e gjatë dhe për të vendosur për anëtarësimin e Ukrainës në BE. U diskutua me presidentët e BE-së për ndihmën e mëtejshme efektive dhe luftën heroike të ukrainasve për të ardhmen e tyre të lirë", shkroi Zelensky ën Twitter, duke besuar se BE zgjedh Ukrainën. (A2 Televizion)

https://twitter.com/ZelenskyyUa/status/1497469956686028804

A2 CNN Livestream

Latest Videos