Zelensky i drejtohet Bundestagut gjerman: Ka një mur të ri në mes të Evropës

Nga A2 CNN
17 Mars 2022, 09:46 | Bota
Zelensky i drejtohet Bundestagut gjerman: Ka një mur të ri në mes

Pasi përmendi Martin Luther Kingun dhe 11 shtatorin në fjalimin e tij në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, Volodymyr Zelensky përdori imazhin e "murit" në fjalimin e tij, drejtuar Bundestagut gjerman. 

"Ka një mur në mes të Evropës dhe ai mur ndan lirinë nga mungesa e lirisë", u shpreh ai në fjalimin drejtuar Bundestagut gjerman.

Duke përsëritur temat e fjalimeve të tij në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar dhe Kongresin e SHBA-së, ai po u kërkon liderëve gjermanë të ndërmarrin më shumë veprime për të trajtuar agresionin e Rusisë.

Zelensky i kërkon Gjermanisë të marrë "rolin udhëheqës që meriton" dhe i bën thirrje kancelarit Olaf Scholz, të shembet "muri" kundër lirisë që po ngrihet nga Rusia në Evropë.

Presidenti ukrainas kritikoi mungesën e veprimeve të ndërmarra nga vendet e BE-së përpara pushtimit, duke u thënë deputetëve se sanksionet erdhën shumë vonë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos