Zelensky kritika Perëndimit për mbështetjen ndaj luftës kundër Rusisë

Nga A2 CNN
28 Mars 2022, 10:13 | Bota
Zelensky kritika Perëndimit për mbështetjen ndaj luftës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka kritikuar perëndimin në lidhje me mbështetjen ndaj vendit të tij në luftë kundër Rusisë. Në një intervistë për “Economist”, ai kritikon ashpër presidentin e Francës, Emmanuel Macron, për dështimin për t’i ofruar mbështetje ushtarake.

"Pse? Sepse ata kanë frikë nga Rusia. Dhe kaq. Dhe ata që e thonë të parët janë të parët që kanë frikë".

Sipas tij, kryeministri britanik Boris Johnson ka qenë shumë më i prirur për të dërguar armë.

"Po. Për të qenë i sinqertë, Johnson është një lider që po ndihmon më shumë. Udhëheqësit e vendeve reagojnë sipas mënyrës se si veprojnë. Në këtë rast, Johnson është një shembull .

“Britania është padyshim në anën tonë. Nuk po kryen një akt balancues. Britania nuk sheh alternativë për daljen nga situata”, u shpreh presidenti ukrainas.

 “Britania dëshiron që Ukraina të fitojë dhe Rusia të humbasë, por unë nuk mund të them nëse Britania dëshiron që lufta të zvarritet apo jo”, shton ai.

Ndërkohë Gjermania sipas Zelenskyt mban një qëndrim të balancuar.

"Ata po përpiqen të jenë të ekuilibruar. Ata kanë një marrëdhënie të gjatë me Rusinë dhe po e shohin situatën nga prizmi i ekonomisë. Ata ndihmojnë ndonjëherë. Mendoj se po përpiqen të përshtaten me situatën. Ata po shikojnë gjithashtu se si situata ndikon në vendin e tyre. Ata mund të ndihmojnë, nëse ka presion mbi ta brenda vendit, për ta bërë këtë dhe mund të ndalojnë kur të shohin se çfarë kanë bërë është e mjaftueshme". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos