Zelensky largohet nga lufta pas 300 ditësh, avioni ulet në SHBA

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2022, 19:11 | Bota

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo është hera e parë që lideri ukrainas lë vendin pas 300 ditësh që nga nisja e pushtimit nga forcat ruse.

Duke cituar burime, CNN raporton se aeroplani me të cilin udhëtonte Zelensky ka bërë ulje në Bazën e Përbashkët Andrews.

Pritet që presidenti ukrainas të vizitojë Dhomën Ovale këtë pasdite për bisedime të zgjatura me presidentin amerikan Joe Biden. Ky i fundit pritet që të njoftojë edhe dërgimin e thuajse 2 miliardë dollarëve ndihmë shtesë ekonomikë për Ukrainën.

Pjesë e paketës së ndihmës edhe një sistem i ri i sofistikuar i mbrojtjes. Dy liderët do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp nga Shtëpia e Bardhë përpara se Zelensky të mbajë fjalën e tij në Kongres dhe në Capitol Hill. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos