Zemërohen të gjelbrit dhe liberalët, Scholz “u zgjat jetën” centraleve bërthamore në Gjermani

Nga A2 CNN
18 Tetor 2022, 15:24 | Bota
Zemërohen të gjelbrit dhe liberalët, Scholz “u zgjat

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, urdhëroi mbajtjen në punë të tri centraleve energjetike bërthamore, deri në mesin e prillit të ardhshëm. Kjo vjen si masë kundër krizës energjetike të shkaktuar nga lufta e Rusisë në Ukrainë, e cila po dëmton ekonominë e këtij shteti europian.

Qeveria gjermane planifikonte heqjen e tyre nga funksioni në fund të këtij viti, për të mundësuar kalimin në energjinë e pastër për të luftuar ndryshimet klimatike.

Ky vendim i Scholz është shoqëruar me zemërim të madh, kryesisht nga liberalët dhe të gjelbrit, që janë anëtarë të koalicionit të tij qeverisës.

Impiantet bërthamore garantojnë vetëm 6 për qind të energjisë elektrike të Gjermanisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos